Secondary Adv

Rritja e cmimit te energjise, zbardhen vendimet e ERE

Pak javë pas mbledhjes së bordit, janë zbardhur vendimet e ERE për nisjen e procedurave për rishikim të tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë.

 

Sipas dokumenteve në publikuar në Fletoren Zyrtare, specifikohet se do të jetë analiza e kostove të realizuara por dhe të parashikuara, si dhe e treguesve teknikë, ekonomikë dhe financiarë të OSSH dhe OST që do të shërbejë për të vlerësuar nëse shoqëritë janë në rrethanat, të cilat kërkojnë rivlerësimin e nivelit të tarifave mesatare të transmetimit dhe shpërndarjes.

 

Në vendime jepen të dhëna edhe mbi totalin e të ardhurave të kërkuara nga 2 kompanitë, ku edhe bazohet kërkesa e tyre për rritjen e tarifave. 

 

Totali i të ardhurave të kërkuara nga shoqëria OST për 2022, është në vlerën 11.876 mln lekë lekë, ku sasia e energjisë elektrike e parashikuar për t’u lëvruar në rrjetin e transmetimit është 7,720 gwh, ndërsa për OSSH 37.108 mld lekë ku sasia e energjisë elektrike, e parashikuar për t’u lëvruar në rrjetin e shpërndarjes është 5,776 gwh.

 

Referuar aplikimeve, OSSH ka kërkuar që për klientët e lidhur në tensionin 35 KV, tarifa e shpërndarjes të shkojë në 2.61 lekë kwh, nga 1.5 lekë/kwh që është aktualisht, ndërsa për tensionin 0.6-20 KV të shkojë 3.99 lekë/Kwh nga 3.9 lekë/kwh që është aktualisht.

 

Për klientët e tjerë fundorë të lidhur me rrjetin e shpërndarjes në nivelet e tjerë të tensionit, OSSH aktualisht faturon energjinë e lëvruar bazuar në tarifën mesatare të shpërndarjes së energjisë elektrike prej 4.79 lekë/kwh, ndërkohë që në aplikimi kërkuar që kjo tarifë të shkojë në 6.63 lekë/kwh.

 

Ndërkaq, kompania tjetër publike që është OST kërkon që tarifa të shkojë 1.47 lekë/kwh nga 0.75 lekë/kwh që është aktualisht, apo 96% më tepër. Rritja e tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes impakton drejtpërdrejt bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie./Burimi: SCAN


Më të lexuarat