Secondary Adv

Miratohet kredia 60 mln euro per perballimin e pandemise

Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar kredinë prej 60 mln euro kredi nga BERZH, që do të shkojë për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19. 

 

Huaja do të shkojë për financimin e një sërë komponentësh, duke nisur nga blerja e vaksinave për Covid-19, por edhe për paga mjekësh e infermierësh që mund të shtohen në funksion të përballimit të pandemisë.

 

Deputetët e opozitës e konsideruan si rastin e parë, që një kredi shko për të mbuluar shpenzime për paga e sigurime, ndërsa  kërkuan përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të financave të përllogarisin faturën e saktë, që nevojitet për përballimin e pandemisë.

 

Deputetët e mazhorancës kërkuan që bonusi për personelin shëndetësor të jepet edhe për mjekët e sistemit shëndetësor parëson, si dhe për infermierët që asistojnë pacientët me covid-19 në banesë.

 

Ndërkohë që, Tomini premtoi rishikim të skemës së bonusit, duke përfshirë edhe këto kategori. Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave deklaruan se për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19 do të merren edhe kredi të tjera./Burimi: SCAN


Më të lexuarat