Secondary Adv

Franca shtrengon masat per festat e fundvitit

Qeveria franceze ka vendosur mbylljen e klubeve të natës për 4 javët e ardhshme, për të reduktuar përhapjen e Covid, në funksion të festave të fundvitit.

 

Kryeministri Jean Castex ka njoftuar se do të dëmshpërblehen pronarët e klubeve të natës dhe diskotekave, si dhe kompanitë e eventeve. Castex gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë kontaktet e tyre sociale, por sqaroi se aktualisht nuk ka asnjë arsye për vendosjen e shtetrrethimit ose ndalimit gjatë natës.

 

Vala e pestë e pandemisë “kërkon masa të reja”, shpjegoi kryeministri francez, duke theksuar se numri i rasteve është ende i lartë, por situata është më e mirë krahasuar me vitin e kaluar, sepse janë vaksinuar 52 milionë francezë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat