Secondary Adv

Austria pritet te heqe masat per te vaksinuarit

Austria do heqë masat për të vaksinuarit por masat për të pavaksinuarit do qëndrojnë ende në fuqi, tha në një deklaratë kancelari i ri austriak Carl Nehamer.

 

Shteti i Austrisë së Epërme ka njoftuar tashmë se do të zgjasë bllokimin me të paktën një javë, ndërsa kryeministri i Styria, Herman Sutzenhofer, tha gjithashtu se mund të ndërmarrë rregulla më të ashpra.

 

Numri i rasteve ka shënuar rënie gjatë dy javëve të fundit, por mbetet sërish i lartë. Austria ka regjistruar 5192 raste në 24 orë. Gjithashtu, vendi pritet të miratojë një projektligj duke gjobitur deri në 600 euro çdo 3 muaj personat mbi 60 vjeç të cilët refuzojnë të vaksinohen./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat