Secondary Adv

Qeveria rrit buxhetin per rindertimin, 70 mln dollare shtese

Vrulli i punimeve për të mbyllur rindërtimin, dhe sfida për të mbaruar edhe 1000 banesa përpara vitit të ri, ka bërë që shteti të rrisë shpenzimet për këtë proces. 

 

Në aktin e fundit të qeverisë është vendosur të shtohen të ardhurat për procesin e rindërtimit me 7 miliardë lekë ose rreth 58 milionë euro më shumë vetëm për vitin aktual.

 

Konkretisht shpenzimet për rindërtimin këtë vit ishin parashikuar në vlerën e 28 miliardë lekë, ndërsa me rishikimin e fundit buxheti ka arritur në 35 miliardë lekë.

 

Fondi i rindërtimit përdoret për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe shkon për ndërtimin e objekteve të reja jo vetëm për banesa por edhe për shkolla, kopshte apo çerdhe.

 

Si dhe një pjesë e fondit përdoret për rregullimin e infrastrukturës publike. Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deri në fund të tetorit, për procesin e rindërtimit ishin shpenzuar në total 22 miliardë lekë.

 

Deri në fund të nëntorit u dorëzuan mbi 1400 apartamente për familjet, shtëpitë e të cilave u shembën nga tërmeti, ndërsa në total Ministria e Rindërtimit ka planifikuar të ndërtojë në total 11 mijë apartamente e 4 mijë shtëpi individuale, ndërsa do të rikonstruktohen 37 mijë banesa, 168 shkolla, kopshte e çerdhe.

 

Nga ana tjetër sipas ministrisë së Rindërtimit janë përthithur të gjitha donacionet në vlerën e 300 milionë eurove që u dhanë nga ndërkombëtarët, e nga ana tjetër po negociohet sipas nevojave për kreditë e buta.

 

Në total janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, janë 15 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje. Ndërsa sa i takon pallateve FSHZH ka në proces ndërtimi 113, ndërkohë që fillon puna nga Bashkia Tiranë në lagjen e re në kombinat dhe tek 5 maji. I gjithë procesi rindërtimit pritet të mbyllet në shtator 2022.

 

Shifrat për buxhetin 2021

Buxheti fillestar  2021     28 mld lekë

Buxheti rishikuar  2021   35 mld lekë

Diferenca                    +7 mld lekë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat