Secondary Adv

Shtrenjtohen banesat ne Shkup, ja sa arrin cmimi per meter katror

Në tremujorin e tretë të këtij viti, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 5.9 për qind në Maqedoninë e Veriut. 

 

Në tremujorin e parë rritja ishte 3.2 për qind, ndërsa në të dytin 4 për qind, sipas të dhënave të Bankës Popullore. Në Shkup, për shembull, në Qendrën e përgjithshme dhe Karposh, një metër katror hapësirë ​​banimi shitet deri në 1500 euro. Ndërtuesit parashikojnë se çmimi mund të arrijë deri në 2000 euro.

 

Sipas tyre, shkak për këtë është mungesa e lokacioneve të mjaftueshme për ndërtim, bllokimi i planeve detale urbane dhe mossjellja e të rejave, rritja e çmimit të materialeve të ndërtimit, por edhe fuqia punëtore, e cila gjithnjë e më shumë po shkon jashtë vendit./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat