Secondary Adv

Austria ben te detyrueshem vaksinimin edhe per femijet

Austria ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid për moshat mbi 14 vjeç, sipas një deklarate të ministrit të shëndetësisë Wolfgang Mukstein.

 

Masa, e cila do të hyjë në fuqi në 1 shkurt, përfshin gjithashtu një gjobë prej 3,600 euro. Rikujtojmë se të pavaksinuarit në Austri do të qëndrojnë në izolim edhe pas heqjes së masës së karantinës për popullatën e përgjithshme të dielën, sipas kancelarit Carl Nehamer. Austria ka regjistruar 1,217,436 raste dhe 13,011 viktima që nga fillimi i pandemisë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat