Secondary Adv

Digjitalizimi i regjistrit te pasurive, 6 mln USD per Kadastren

6 mln USD janë akorduar për Agjencisë Shqiptare të Kadastrës me qëllim vijimin e programit digjitalizimit të regjistrit të të dhënave të pasurive të paluajtshme.

 

Vendimi është miratuar në mbledhjen e kësaj jave të Qeverisë dhe parashikon shtimin e fondit prej 652 milionë lekësh, i akorduar nga fondi rezervë i buxhetit, në formën e transfertës në artikullin 604, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për projektin “Digjitalizimi i të dhënave kadastrale të pasurive të paluajtshme”.

 

Programi është përshpejtuar gjatë viteve të fundit, duke sjellë digjitalizimin e të dhënave për rreth 800 mijë pasuri nga viti 2016, por është larg përfundimit të tij.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në 2020 janë 301 mijë kartela pasurish të digjitalizuara, në 2019 mbi 201 mijë, 167 mijë në 2018, 85 mijë në 2017 dhe rreth 25 mijë në 2016. Ndërkohë që volumi i të kartelave hipotekore në pritje të digjitalizimit është shumë i lartë.

 

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në total numërohen rreth 3.8 milion pasuri të regjistruara në rang vendi, dy të tretat e të cilave kanë rezultuar me probleme, ndërkohë që shumë i lartë është edhe numri i pasurive të paregjistruara./Burimi: SCAN


Më të lexuarat