Secondary Adv

Permiresohet situata me Covid ne vend, pergjysmohen infektimet

Një vit më parë shkalla e pozitivitetit ka qenë 34%, ndërsa aktualisht është 14%.

 

Po ashtu në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, janë shënuar 7.879 të infektuar, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit të 2021, janë regjistruar 3.579 të infektuar. Sa i përket fataliteteve, në 11 ditët e para të dhjetorit 2020, kanë qenë 155, ndërsa në 11 ditët e para të dhjetorit 2021 janë 36.

 

Aktualisht në spitalet COVID sipas gazetarit Skëndaj ndodhen të shtruar 150 pacientë që nuk e kanë kaluar asnjëherë virusin, ndërsa 30 prej tyre, janë të vaksinuar. 

 

TABELA KRAHASIMORE:

Pandemia 1-11 dhjetor 2020

Testime 23.393

Pozitive 7.879

Vdekje 155, mesatarja 14 vdekje ne dite.

Shtrime ne spital 440-490.

Shkalla e pozitivitetit 1 ne 3 persona pozitiv, ose 34% te infektuar ne raport me nr e testeve.

 

Pandemia 1-11 dhjetor 2021

Testime: 24.984

Pozitive: 3.579

Vdekje: 36, mesararja ditore 3 vdekje

Te shtruar 140-160

Shkalla e pozitivitetit 1 ne 7 testime pozitive, ose 14%.

 

Per periudhen 14 ditore 29 nentor – 12 dhjetor raportohen 4.232 infektime.

Incidenca dy javore 151 infektime per 100 mije banore./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat