Secondary Adv

Shqyrtohet sot mocioni i mosbesimit per qeverine ne Mal te Zi

Sot në Parlamentin e Malit të Zi do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

 

Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviç, e cila prej 30 vitesh ka qenë në pushtet. Sipas Dritan Abazoviç, kryetarit të Lëvizjes Qytetare “URA”, duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme për zgjidhjen e krizës politike.

 

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç shpreson se askush nga shumica parlamentare nuk do ta përkrahë nismën për mosbesimin e qeverisë. Ndërkaq, presidenti i Malit të Zi dhe lideri i opozitës, Milo Gjukanoviç ka shprehur besimin se mocioni për mosbesimin e qeverisë do të ketë sukses./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat