Sindikatat e Shendetesise ne Kosove paralajmerojne greve
Sindikatat e Shëndetësisë së Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit i cili ka thënë se sindikalistët kanë bërë memorandum bashkëpunimi me PAN.
Përmes reagimit, nga FSSHK-ja kanë thënë se ajo që thotë kryeministri Kurti, nuk qëndron. Tutje, ata thonë se Kurti po e njollos punën e tyre, duke tentuar të shpërqendroj opinionin nga kërkesa e tyre.
“Njoftojmë opinionin e gjerë publik se ato çfarë thotë Kryeministri Kurti asnjë nuk qëndron, i njëjti me gjuhë të ashpër e urryese njollos punën tonë duke tentuar që në këtë mënyrë të shpërqendron opinionin rreth kërkesës tonë legjitime asaj të:
Rritjen e pagës dhe miratimin e Ligjit të Pagave, ku për realizimin e të cilave do ti përdorim të gjitha mjetet legjitime të reagimeve sindikaliste pavarësisht presionit dhe linçimeve karshi nesh”, thuhet në reagim.
Po ashtu, ata kanë publikuar edhe kërkesën e FSSHK-së adresuar Partive Politike të datës 22.05.2017 dhe Marrëveshje mirëkuptimi me PAN 01.06.2017./Burimi: Telegrafi