Secondary Adv

Rindertimi ne Tirane, perfundojne tre pallatet e para te 5 Maji

Viti i Ri do t’i gjejë familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet me shtëpi të reja.

 

Tre pallatet e para në lagjen e re “5 Maji” të ndërtuar nga Programi i Rindërtimit në Tiranë janë tashmë gati për të pritur familjet që do të marrin çelësat e apartamenteve të reja të projektuara nga arkitekti i njohur Stefano Boeri.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë lajmin e shumëpritur për këta banorë, së bashku me fotot e pallateve të reja dhe moderne, të sapo përfunduara në një prej lagjeve më të mëdha të ringritura pas tërmetit shkatërrues të dy viteve më parë.

 

Gati 3 pallatet e para tek “5 Maji”! Kush bashkëpunon për të zgjidhur strehimin e tërmetit, do marrë zgjidhjen e premtuar për banesë më të fortë e më të bukur,” shkruan kryebashkiaku Veliaj.

 

Lagjja e re 5 Maji e cila do të strehojë mbi 11 mijë banorë, ose 3175 familje do krijojë një strukturë policentrike të qytetit të Tiranës me qëllim kapërcimin e konceptit “qendër-periferi”, me hapësira të gjelbra dhe blloqe ndërtimi të karakterizuara nga prania e shërbimeve, funksioneve shtyrëse për zhvillimin e mëtejshëm dhe rigjenerimin urban./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat