Secondary Adv

AMF krijon aplikacionin per perllogaritjen e demeve ne aksidente

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka krijuar një aplikacionin për llogaritjen e dëmeve ndaj personit, në rastet e aksidenteve.

 

Sipas AMF, ky aplikacion u vjen në ndihmë palëve përfituese, si edhe vetë ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmit dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Përllogaritësi bazohet në disa supozime, vlerat e përllogaritura janë orientuese dhe synojnë të informojnë përdoruesit mbi masën e dëmshpërblimit.

 

Aplikacioni është ndërtuar për përllogaritjen e vlerës së dëmshpërblimit në rastet e dëmit ndaj personit me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.

 

Risitë që sjell zhvillimi i këtij aplikacioni për të siguruarit dhe profesionistët e fushës janë:

• Përllogaritja automatike e vlerës së dëmit;

• Transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror. Pasqyrimi i vlerës për çdo figurë dëmi;

 

• Mundësi përdorimi të aplikacionit nga ana e të dëmtuarve, si edhe profesionistëve/ekspertëve të fushës së sigurimeve, mbi bazën e disa supozimeve;

• Edukim të konsumatorëve në fushën e sigurimeve./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat