Secondary Adv

Vendet e BE nisin vaksinimin e femijeve mbi 5 vjec

Vendet e BE, përfshirë Greqinë, Italinë, Spanjën dhe Hungarinë, kanë filluar vaksinimin e fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç, sipas Associated Press.

 

Zgjerimi i fushatës së vaksinimit erdhi pasi rregullatori i BE-së muajin e kaluar miratoi reduktimin e dozës së vaksinës së prodhuar nga Pfizer-BioNTech. Greqia ka filluar administrimin e dozave ditën e djeshme, disa orë pasi vendi raportoi 130 viktima, numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani janë rezervuar 30 mijë takime për vaksinimin e fëmijëve nën 12 vjeç./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat