Secondary Adv

ERE: 26 furnizuesit e energjise me te cilet mund te lidhni kontrata

Bizneset që do të dalin në treg të lirë në 1 janar 2022 do të duhet ta blejnë vetë energjinë tek furnizuesit privatë.

 

Enti Rregullator i Energjisë në kuadër të përparimit të liberalizimit me fazën e dytë qe perfshin 7358 subjekte bëri të ditur se aktualisht janë të licencuar 26 kompani si furnizues dhe me të cilat bizneset mund të marrin shërbimin.

 

Sa i takon atyre që do të preferojnë të qëndrojnë tek FMF ky i fundit do të blejë energjinë në tregun e lirë me çmimin që vendoset nga kërkesë-oferta dhe do t’i shtojë kësaj edhe një marzh fitimi duke respektuar formulën që ka miratuar.

 

Çmimi dy herë më i lartë

Ky vit ka shënuar rekordin e çmimit me të cilën shtetit dhe bizneseve të liberalizuar u është dashur të sigurojnë energjinë elektrike për shkak të përshkallëzimit të një krize globale në sektor nxitur nga shumë faktorë.

 

Aktualisht bizneset kanë blerë energji me një kosto 25 lekë/kwh. Një pjesë e mirë e bizneseve që do të dalin në 1 janar do të duhet të paguajnë tashmë një kilovat dyfish më shumë se ajo që e marrin aktualisht nga tregu i rregulluar.

 

Shumë prej bizneseve kanë shprehur shqetësim lidhur me kostot e larta të shkaktuara nga energjia diçka që po reflektohet në koston e tyre të prodhimit teksa numri i atyre që do të kenë këtë problem do të bëhet edhe më i lartë.

 

Gjasat janë që të gjithë këtë barrë ta mbajnë konsumatorët të cilët do të paguajnë koston shtesë në produktin final që blejnë.

 

Enti Rregullator i Energjisë për furnizuesit

“Të gjithë klientët fundorë që janë njoftuar se plotësojnë kushtet teknike për daljen në treg të liberalizuar nga data 1 janar 2022, kanë të drejtë: Të zgjedhin lirisht të furnizohen nga një prej të licencuarve nga ERE në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike si më poshtë:

 

“Alpiq Energy Albania”

“Gen-i tirana” sh.p.k

Gsa”sh.p.k

“Kurum international” sh.a –

“Ayen Energy Trading”

 

“Devoll hydropower” sh.p.k –

“Albanian energy supplier” sh.p.k –

“Energy supply al” sh.p.k

“Lengarica & energy” sh.p.k

 

“Energia gas and poëer albania” sh.p.k

“Grid energy” sh.p.k

“Alb energy market” sh.p.k

“Albanian green energy” sh.p.k

 

“Albpetrol” sh.a

“Energy Financing Team Tirana”

“Energji Ashta” sh.p.k –

“Wind power” sh.p.k

“Furnizuesi i Tregut të Lirë

 

“Ener trade” sh.p.k

“Renrgy trading group” sh.p.k –

“Kesh” sh.a

“Ez-5 energy”

“Ayen as Energji” sh.a

 

“Dragobia Energy” sh.p.k

“Albesp trading & consulting” sh.p.k

“Noa energy trade”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/dalja-ne-treg-te-lire-e-7358-bizneseve-ere-26-furnizuesit-me-te-cilet-mund-te-lidhni-kontrata/


Më të lexuarat