Secondary Adv

Vijon aksioni i IKMT, shemb 30 objekte te Pylli i Sodes

Në kuadër të aksionit Bregdeti ynë, IKMT ka mbërritur sërish në Vlorë në zonën e plazhit të vjetër, Pylli i Sodës, ku janë prishur rreth 30 nga 40 objektet.

 

Vetëm gjatë ditës së sotme janë parashikuar dy objekte për tu shembur, ndërkohë që aksioni i IKMT është mbështetur nga forcat e FSHN në raste problematikash. Aksioni është cilësuar nga qytetarët si mjaft i rëndësishëm për faktin e lirimit të hapësirave publike të zaptuara nga privatët. Deri më tani nuk ka patur kundërshtime nga administratorë e Njësive të Shërbimit përgjatë zonës të cilët janë objekt i aksionit të IKMT./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat