Secondary Adv

Ne 2022 nis dixhitalizimi i arkives se pronave

Në vitin 2022 do të nisë zbatimin projekti për dixhitalizimin e arkivës të pasurive të paluajtshme.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës njoftoi nisjen e projektin, që do të zbatohet në dy faza për periudhën 2022-2023. Lame tha se aktualisht nga 4 milionë pasuri të paluajtshme vetëm 2,8 milionë pasuri kanë referencë pasurore dhe vetëm 700,000 prona rezultojnë të regjistruara me dosje të plotë.

 

“Çdo pasuri në kadastër ka tre elementë, si: kartelën, referencën dhe hartografinë. Nga 4 milionë pasuri në kadastër vetëm 2,8 milionë prej tyre kanë referenca. Kjo është absurde, pasi nga 1996-2010 regjistrimet fillestare kanë pasur mangësi, sidomos në fshatra nuk është hapur referenca për pasurinë.

 

Për pasuritë shtetërore, që është problem i trashëguar, nuk regjistroheshin, ose nuk hapej kartelë. Nga 2,8 milionë referenca vetëm 700,000 pasuri kanë dosjen e plotë të regjistruara pas vitit 2014, ndërsa për pasuritë e tjera është bërë vetëm skanimi i dosjeve.

 

Projekti që po nisin përfshin skanimin e të gjithë referencave të pasurive të paluajtshme, pra e gjithë dosja historike me dokumentet origjinale. Faza II është skanimi dhe dixhitalizmi i kartelave të pasurisë që aktualisht janë manuale.

 

Kjo do të sjellë që sa herë që bëhet aplikimi shërbimi ofrohet automatikisht. Projekti do të zgjasë 2 vjet. Fillimisht do të zbatohet për Tiranën dhe zonat bregdetare në vitin 2022.

 

Faza II do të përfshijë 1693 zona kadastrale dhe do të zbatohet gjatë 2023. Dixhitalizimi i arkivës konsiderohet një operacion kolosal nuk do të prekë shërbimin ndaj qytetarëve, do të vijojë”.

 

Kreu i ASHK tha se aktualisht ky institucion kryen 1,2 milionë operacione në vit ndaj qytetarëve, dhe dixhitalizimi i pronave pritet të rrisë shërbimin ndaj qytetarëve.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/nis-ne-2022-projekti-i-dixhitalizimit-te-arkives-te-pronave-lame-perfshihet-dosja-e-plote-e-28-mln-pasurive-te-paluajtshme/


Më të lexuarat