Secondary Adv

Turqia ne krize ekonomike, qeveria ul cmimin e bukes

Kriza ekonomike gjithnjë e më shumë po vërehet te qytetarët e rëndomtë të Turqisë.

 

Së fundi, në rrjetet sociale janë publikuar disa video që dëshmon se sa e thellë është kriza sociale në shtetin turk. Qytetarët u dyndën drejt kioskave të bukës për të blerë bukën e lirë që bashkia ka vendosur t’i nxjerr në shitje për 1 lirë turke (6 cent).

 

Është parë se qytetarët kanë krijuar radhë të gjata para kioskut pavarësisht shiut të madh që po binte në qytetin e Bursës. Ndryshe, monedha turke sërish është zhvlerësuar, ku një dollar shkëmbehej me 14.78 lira./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat