Doganat regjistrojne rekord te ardhurash ne muajin nentor
Të ardhurat që janë mbledhur nga administrata doganore kanë shënuar rekord historik në nëntor, të ndikuara nga rritja e konsumit, importeve, çmimeve.
Të ardhurat në Nëntor 2021 janë realizuar në masën 18.5 Miliardë lek nga 15.2 Miliardë lekë të planifikuara ose rreth +3.3 miliardë lek më shumë (+22%). Në krahasim me Nëntor 2020 janë realizuar rreth 4.5 Miliardë lek më shumë me rritje +32%.
Faktorët që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me Nëntor 2020:
Taksa Doganore është realizuar me rreth 69 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë. Akciza Neto në total +260 Mln lek më shumë. Kjo shifër ka ardhur e ndikuar nga rritja e konsumit të Karburantit me rreth 1,500 ton.
TVSH në total +4.1 Mld lek ku kanë ndikuar: rritja e energjisë elektrike me rreth 1.7 Mld lek, rritja e sasisë së importit të metaleve bazë me rreth 525 Mln lek, sasisë së importuar të artikujve të konsumit të përgjithshëm me +500 Mln lek,
Karburanti me +800 Mln lek, Plastika dhe artikujt e saj me +100 Mln lek, Gaz i lëngshëm me 325 mln lek, etj. Renta me 71 Milion lek më shumë për shkak të rritje së eksportit të naftës bruto me rreth +91 Mln lek dhe uljes së eksportit të mineraleve të tjera me -20 Mln lek.
Të ardhurat 11-mujore Janar – Nëntor 2021 u realizuan në Total në masën 172.6 Mld lek nga 153.5 Mld të planifikuara ose rreth 19 Mld lek më shumë (rreth 190 Mln $ më shumë). Me këtë shifër Administrata Doganore e ka realizuar dhe tejkaluar planin e të ardhurave 2021 që në muajin Nëntor.
Në krahasim me rritjen totale të fluksit të importit, rritja e të ardhurave nga çmimet ndërkombëtare zë vetëm 21% të rritjes totale të vlerës statistikore. Pra 79 % e të ardhurave vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, rritjes së fluksit të importit dhe mirëadministrimit, ndërsa 21% si rrjedhojë e efektit të çmimeve.
Nuk duhet harruar efekti negativ me – 3 Mld lek të ardhura nga rënia e kursit të këmbimit të euros dhe në qoftë se do të përfshinim këtë efekt brenda raportit vëllim/rritje çmimesh atëherë raporti transformohet në 91.5 % mirëadministrim dhe 8.5% rritje çmimesh, thuhet në njoftim.
Rritja e të ardhurave doganore në total është rreth 2 herë më shumë se rritja ekonomike e përllogaritur nga INSTAT. Në krahasim me 11 Mujorin 2020 janë realizuar rreth 48.8 Mld lek më shumë.
Duhet vlerësuar se njëmbëdhjetë mujori Janar-Nëntor 2021 ka realizimin më të lartë të cdo 11-mujori në historinë e doganave, duke kaluar edhe të ardhurat e 11-mujorit të vitit 2019.
Faktoret që kanë ndikuar tek cdo taksë, krahasuar me një vit më parë
Taksa Doganore me + 1 Mld lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë.
Akciza në total +6.3 Mld lëk që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +3.4 Mld, rritja e importit të cigareve me +2.4 Mld, Birrës me rreth 216 Mln lek, etj.
TVSH në total, krahasuar me 11-mujorin 2020 ka dhënë rreth 26.8 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
+3.5 mld Lek rritja e Karburantit të importit
+3.3 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
+2.3 Mld lek rritje nga importi i metaleve bazë.
+1.8 Mld lek rritje e importit të automjeteve të përdorura.
+2 Mld lek Energji elektrike
+880 Mln lek rritje e importit të veshje, tekstile.
+870 Mln Lek Konstruksionet metalike.
+850 Mln lek Gaz i lëngshëm.
+760 Mln lek Plastika dhe artikujt e saj.
Renta me + 539 Milion lek për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 29,000 ton dhe gati dyfishimit të cmimit mesatar 11 mujor. Rreth 15 Mln lek plus janë siguruar nga mineralet e tjera.
Performanca e mallrave të akcizës tregon rritje të konsumit për të gjitha produktet por efektin kryesor e kanë dhënë karburantet./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/rritja-e-konsumit-importeve-dhe-cmimeve-doganat-rekord-te-ardhurash-ne-nentor/