Rama: Mbi 1200 sherbime do merren online permes e-albania
Qytetarët do mund të marrin dokumente të ndryshme që shteti jep, drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit apo kudo që ka internet, në mënyrë të digjitalizuar.
Kështu tha kryeministri Edi Rama nga Lezha, teksa po prezanton platformën për Bashkëqeverisjen, ku nënvizoi se janë mbi 1200 shërbime të cilat do të marren pa pasur nevojën e prezencës fizike.
Sa i përket 'Bashkëqeverisjes', kreu i qeverisë tha se qytetarët do të kenë më të lehtë që të adresojnë ankesat e tyre dhe të marrin përgjigje në lidhje me problematikat e tyre.
'Duke ndërtuar këtë platformë digjitale ne krijuam kushtet që të adresohen jo vetëm tek zyrat përkatëse, por edhe drejtpërdrejt në qeveri. Në ligjin e ri jo vetëm që sanksionohen të gjitha detyrimet e ekzekutivit dhe bashkive për t'ju dhënë përgjigje në kohë reale dhe për t'ju zgjidhur ato probleme ku e drejta është në krahun e qytetarëve.
Duam të promovojmë dhe një risi tjetër të mandatit të tretë që është kalimi i të gjitha shërbimeve me dokumente në zyrat e shtetit drejt për drejt në telefonin tuaj të gjithë qytetarëve.
Ne do krijojmë mundësinë që për të gjitha shërbimet që shtetit jep për të gjitha llojet e dokumenteve, që nga certifikata familjare, tek pagesa e taksave tek të gjitha ndërveprimet me institucionet e sigurimeve shoqërore e deri tek regjistrimi i fëmijëve në shkollë.
Janë mbi 1200 shërbime të cilat nuk kanë nevojë për prezencë fizike pa dalë nga shtëpia fare. Me këtë mekanizëm nuk ke nevojë të shkosh gjëkundi. Janë disa shërbime që nuk bëhen në mënyrë të digjitalizuar, që nga karta identiteti, apo martesa, duhet të jemi prezent!
Shërbimet me prezencë fizike janë 5%, ndërkohë që 95% janë pa nevojën e prezencës fizike. Sistemi sot ka kapacitetin ta ndjekë kërkesën tënde, nuk varet nga një person.
Sot të gjithë shtetin kur vjen puna për shërbime e ke në xhep. Do krijohen harta digjitale. Sot nuk ka nevojë për sportel as në Hipotekë. Duke filluar nga 1 janari do ti mbyllim të gjitha sportelet.
Siç na erdhi pandemia që nuk na pyeti dhe të gjithë shfrytëzuan e-Albania, kështu do të bëjmë edhe me sportelet. Është fatkeqësi që ndërkohë kemi këtë mekanizëm dhe të presim. Dhe kostoja të jetë e madhe.'- tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com