Secondary Adv

Nisin shpronesimet per pronat qe preken nga ndertimi i nyjes TEG

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpronësimin e pronarëve që preken nga projekti ndërtimi i segmentit rrugor, nyja TEG.

 

Ky shpronësim bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “tokë arë” “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme prej 64 499 504 lekësh, vlerë e cila do të përballohet nga ARRSH.

 

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjithashtu. Shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij./Burimi: SCAN


Më të lexuarat