Secondary Adv

Belgjika rriti masat kufizuese, shperthejne protestat ne Bruksel

Protesta paqësore u mbajtën në Bruksel nga mijëra demonstrues, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër masave kufizuese të vendosura nga qeveria belge. 

 

Disa protestues marshuan me postera ku shkruhej “zonë e lirë”, “Unë pata dozën e vaksinës” dhe “mjaft ishte mjaft”. Protestuesit janë kundër thirrjeve të qeverisë për t’u vaksinuar, përfshirë vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë, të cilët rrezikojnë të humbasin punën e tyre nëse nuk vaksinohen që nga 1 janari.

 

KE me seli në Bruksel ra dakord sot me kompaninë farmaceutike Pfizer/BioNTEch për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit. Thuhet se kompania do të dorëzojë 20 milionë doza shtesë vaksinash, nga janari në mars në vendet anëtare të BE.

 

Protesta belge vjen një ditë pas protestave të ngjashme në kryeqytete të tjera, përfshirë Parisin dhe Londrën. Vendet në të gjithë Evropën kanë ndërmarrë masa më kufizuese për të frenuar një valë të re të infeksioneve me koronavirus të nxitur nga lloji omicron shumë i transmetueshëm.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në raportin e saj të fundit këtë fundjavë se lloji omicron i koronavirusit u zbulua në 89 vende./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat