Secondary Adv

3.3 per qind Inflacioni ne nentor, ushqimet me rritjen me te madhe

Sipas matjeve me metodën e Eurostat Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve (Inflacioni) është rritur gjatë muajit nëntor 2021 me 3,3%.

 

Rezultati është 0,2% më i lartë se matjet kombëtare. INSTAT njoftoi sot se ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin nëntor 2021 është 3,3%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 5,6% vërehet në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike”,

 

pasuar nga grupet “Transporti” me 5,0%, “Argëtim dhe kulturë” me 3,2%, “Komunikimi” me 3,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Shëndeti” me 1,0%,

 

“Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,8% secili dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,8%.

 

Në Nëntor 2021, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,1%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8%,

 

pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,3%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,2%, pasuar nga “Transporti me 0,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,7%,

 

“Hotele kafene dhe restorante” me 0,5%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,2%, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1% secili. Më gjithë rritjen Shqipëria u renditet ndër venet me ritmet më të ulta të rritjes së çmimeve në Europë.

 

Lituania ishte vendi me rritjen më të madhe të çmimeve me 9,2% në nëntor dhe më pas Estonia me mbi 8.5%. Në të kundërt Zvicra (1.5%), Malta (2.3%), Portugalia (2.9%) dhe Shqipëria (3.3%) ishin vendet më ritmet më të ulta të rritjes së çmimeve.

 

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK, sipas Rregullores së KE, nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

 

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

 

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

 

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

 

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

 

Nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas 2 treguesve (3.84% kundrejt 2.38%). Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK përmban 332 zëra; IHÇK përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

 

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF);

 

IHÇK mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/benz-mbetet-makina-me-e-preferuar-e-shqiptareve-91-e-autoveturave-ne-vend-jane-me-te-vjetra-se-10-vjet/


Më të lexuarat