Secondary Adv

Dita e dyte e Open Balkan, 5 marreveshjet qe pritet te nenshkruhen

Sot do të zhvillohet dita e dytë e samitit ‘Open Balkan’ në Tiranë!

 

Pas darkës zyrtare që zhvilluan një natë më parë në Elbasan, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, sot do të nënshkruajnë 5 marrëveshje në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’.

 

Marrëveshja e parë që pritet të nënshkruhet është ajo për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Një tjetër marrëveshje që pritet të nënshkruhet është për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

 

Marrëveshja e tretë që do nënshkruhet, është ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

 

Tjetër marrëveshje që do të nënshkruhet është, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

 

Dhe marrëveshja e pestë është ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar - siguri dhe siguri (AEOS)./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat