Firmosen marreveshjet, nga tregu i lire i punes te sistemi i perbashket elektronik
Pesë marrëveshje janë firmos mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, takimi i së cilës u mbajt sot në Tiranë.
Nga pala shqiptare firmosi ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Marrëveshjet e firmosura:
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Kryeministri Rama tha se përfitimet e marrëveshjeve të nënëshkruara sot do të shihen që nga janari.
“Marrëveshjet do të ndryshojnë krejtësisht natyrën e ndërveprimit midis vendeve pasi praktikisht ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve që punojnë në sektorin e bujqësisë, kur përpiqen të kalojnë ndërmjet vendeve tona.
Këto marrëveshje trajtojnë çështjet thelbësore të veprimtarisë kufitare. Kjo platformë shumë bazë e jetike nuk u ndërtua, tregu rajonal, por sot ne e themeluam me nënshkrimin tonë, që nga janari i vitit të ardhshëm do të shohin përfitimet e këtij nënshkrimi.
Ky takim i parë do jetë vetëm nisja e një punë midis jush së bashku që tashmë është koha për të punuar shumë më tepër në bazën e dijes. Duke pasur përparësi të qeverisë sonë. Prej këtej e tutje të çelni një treg të përbashkët shkëmbimesh, dhe për të synuar arritjen e programeve të përbashkëta.’- tha Rama.
Sipas kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç nënshkrimi i marrëveshjeve do të thotë më shumë siguri për produktet që ne konsumojmë. “Ka potencial për rritje të këtij vëllimi tregtar. Vetëm për bujqsinë flasim për shifra që në pak vite do kalojë 1 miliard.
Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë edhe më shumë siguri për produktet që konsumojmë, dhe për bujqësinë do të thotë përshpejtimi i proceseve edhe në uljen e kostove të larta, por edhe në radhët në pikat kufitare. Ne do të shkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që kanë të bëjnë me harmonizimin e proceseve”.