Secondary Adv

Skandali me listen e pagave, prokuroria e Tiranes nis hetimin

Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.

 

Burime bëjnë me dije për ABC se do të kërkohet një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure. Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës. Lajmi për publikimin e databazës me të dhënat e pagave mujore u publikua mbrëmë në media./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat