Secondary Adv

Ne janar hidhen ne treg kartemonedhat e reja 500 dhe 2000 leke

Nga data 17 janar 2022 do të hidhen në treg kartëmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë.

 

Lajmi u bë me dije nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Sejko tha se rritja e vazhdueshme e çmimeve rrezikon rritjen e inflacionit në vend. Ndërkohë kujtojmë që 30 shtator të vitit 2019 u hodhën në treg kartëmonedhat 200 dhe 5000 lekë.

 

Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat