Secondary Adv

Ja sa subjekte jane ne faliment ne te gjithe vendin

Subjektet aktuale nën falimentim rezultojnë që të jenë 118 subjekte tregëtare. Rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat kanë filluar procedurat e falimentimit është Vlora me 36 subjekte ose 31% të totalit.


Ndërkohë rrethet e tjera shënojnë përkatësisht Durrësi me 27 subjekte ose 23% të totalit të subjekteve nën falimentim, Elbasani dhe Gjirokastra 8%, Tirana vetëm 8 subjekte ose 7% të totalit të subjekteve nën falimentim, Shkodra 4%.Njësi të cilësuara Tatimpagues të Mëdhenj në proces falimentimi janë 13 të tilla.
Sipas llojit të regjistrimit të subjekteve rezulton që kanë falimentuar 8 subjekte person fizik dhe 110 subjekte të regjistruara si shoqëri tregtare SHA apo SHPK.


Administrata Tatimore nga ana e saj nuk jep të dhëna lidhur me emrin e administratorit apo të administratorëve të shoqërisë, si dhe datën dhe numrin e regjistrimit të kërkesës në gjykatë. Numri i ndërmarrjeve në falimentim përveçse një treguesi për cilësinë e biznesit në vend, shfaq edhe karakteristika të bizneseve që përdorin falimentin si një instrument për tu shmangur detyrimeve kundrejt palëve të treta që kanë investuar apo kredituar në kompani.


Sipas legjislacionit tatimor administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurave të falimentimit nëse tatimpaguesi ka 2 vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhëshme, rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vjet rresht ose ka detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për të paktën 2 vjet.


Më të lexuarat