Secondary Adv

Skandali me publikimin e pagave, nisin hetimet per tre institucione

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me publikimin e listës së pagave me anë të një databaze që qarkullon prej dy ditësh në rrjet.

 

Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Ermal Vija se procedimi është regjistruar për ”shpërdorim detyre” dhe ”ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. Mësohet se organi i akuzës ka dërguar grup hetimor për veprime në disa institucione, AKSHI, ISSH dhe Drejtoria e Tatimeve.

 

Prokuroria i ka kërkuar AKSHI-t të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik dhe konkretisht të të gjitha inspektorëve që janë loguar në sistemin e të dhënave për pagat në muajin Janar 2021./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat