Frika nga varianti i ri, shume vende po rekomandojne dozen e katert
Rastet me COVID vazhdojnë të rriten me shpejtësi në mbarë botën pasi varianti Omicron po përhapet në shumë vende.
Kjo i ka detyruar qeveritë e vendeve respektive ta mendojnë seriozisht dhënien e një doze të katërt të vaksinës. Izraeli është vendi i parë në botë që vlerësoi domosdoshmërinë e dozës së dytë përforcuese kundër koronavirusit.
Dje qeveria e këtij vendi i ka dhënë dritën jeshile për dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç dhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, deri më tani janë identifikuar të paktën 340 raste të mutacionit Omicron.
Në Britani, Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit po shqyrton nëse do të japë dritën jeshile për dhënien e dozës së katërt të vaksinës. Për ekspertët, ata me sëmundje themelore dhe të moshuarit, duhet të marrin dozën e katërt së shpejti dhe pritet të nisë në Vitin e Ri.
Në Gjermani, ministri i ri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, deklaroi se tani nevojitet një dozë tjetër përforcuese e vaksinës për të frenuar përhapjen e variantit Omicron. Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka porositur 80 milionë doza të vaksinës Pfizer/Biontech./Burimi: abcnews.al