Ministria e Jashtme njofton rregullat e reja te udhetimit ne Kanada
Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë njoftuar rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë.
Në njoftimin e tyre thuhet se duke nisur nga 21 dhjetori, për të gjithë udhëtarët jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada. “🔴Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë.
ðŸ“Në mbërritje në Kanada, udhëtarët mund të njoftohen nga oficerët e shërbimeve kufitare mbi përzgjedhjen rastësore të tyre për një test të detyrueshëm të mbërritjes.
✅Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën 2 doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson”, thuhet më tej në njoftim.
Po ashtu thuhet se janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Esëatini, Lesoto, Malaëi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve./Burimi: Balkanweb