Secondary Adv

28 per qind e Buxhetit 2022 shkon per inceneratorin e Sharres

1.38 miliard lekë ka parashikuar Bashkisë e Durrësit për pastrimin e qytetit dhe incineratorin e Sharrës për vitin 2022.

 

Kjo shumë zë 28 %  të buxhetit prej 3.68 miliard lekësh. 28 % buxhetit prej 3.68 miliard lekësh të Bashkisë Durrës për vitin 2022 do të shkojë për menaxhimin e mbetjeve dhe pagesat për incineratorin e Sharrës.

 

Buxheti është dyfishuar në krahasim me vitin 2021, për të shmangur përsëritjen e krizave të pastrimit që kanë çuar here pas here në kolaps qytetin turistike.

 

"Nga 441 mln ka shkuar në 1.38 mld lekë dhe ky buxhet do të financohet 29.8% nga tarifa e pastrimit dhe largimit të mbetjeve dhe 34% nga transferta e qeverisë për mbetjet dhe pjesa tjetër nga taksat dhe tarifat vendore," tha Salko.

 

Për të siguruar paratë e planifikuara bashkia e Durrësit do të rrisë gjatë vitit 2022 tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, ku një pjesë do të kthehen si investime.

 

"Do shtojmë flotën e ndërmarrjeve duke e çuar 1000 kosha të rinj," tha ajo. Rikonstruksioni i shkollave dhe ndërtimi i të rejave për shkak të dëmtimeve nga tërmeti,  zë 14 % të buxhetit të Durrësit.

 

4035 biznese të mëdha do të paguajnë për këtë një tarifë vjetore prej 1200 lekësh të reja që do të përdoret në përmirësimin e infrastrukturës e shkollave në zonat rurale./ Burimi: Ora News


Më të lexuarat