Secondary Adv

Vaksina me detyrim nga 4 Janari per administraten, urdheri i Ministrise

Prej datës 4 janar 2022 punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare, që nuk janë vaksinuar duhet të paraqesin test PCR, çdo 5 ditë.

 

Gjithçka është bërë me dije disa javë më parë, por urdhri i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu është miratuar në datën 23 dhjetor 2021 dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

 

Ndërkaq, personat që iu përkasin kategorive të mësipërme dhe janë të vaksinuar, duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, certifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar.

 

Ndërkohë që, pë rata që kanë kaluar infeksionin përcaktohet se mund të depozitojnë certifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit.

 

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosaplikimin e vaksinës.

 

Urdhri specifikon se punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, janë një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, përhapjen e infeksionit.

 

Megjithatë, paavrësisht detyrimeve në dokument nuk është specifikuar asnjë masë administrative që do të ndërmerret në rast se ky urdhër nuk zbatohet./Burimi: SCAN


Më të lexuarat