Secondary Adv

Nga 1 Janari kthehet TVSH-ja ne 16 per qind per gastronomet ne Kosove

ATK ka njoftuar se nga 1 janari 2022, furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, do të tatohen me 16 për qind.

 

Sipas njoftimit të ATK-së, norma e reduktuar prej tetë për qind e përcaktuar me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, do të jetë e vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor.

 

“Po ashtu, të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, me rastin e furnizimit të tyre nuk aplikojnë TVSH vetëm deri me datë 31.12.2021, me kusht që të kenë plotësuar kriteret e përcaktuara me vendim nga Ministri i Bujqësisë.

 

Pas kësaj date këto furnizime tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

 

Pra, nga data 01.01.2022, transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

 

Ndryshe, sipas Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,  TVSH ngarkohet me normën prej 16 %.

 

Njoftimi i plotë nga Administrata Tatimore:

 

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH se bazuar në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, aplikojnë normën e reduktuar të TVSH-së prej tetë përqind (8%) vetëm deri me datë 31.12.2021. Pas kësaj date këto furnizime tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

 

Pra, nga data 01.01.2022, furnizimet e mallrave dhe shërbimeve në veprimtarinë hoteliere, restorante dhe shërbime të ushqimit, tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

 

Po ashtu, të gjithë tatimpaguesit e regjistruar për TVSH, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID 19, për transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, me rastin e furnizimit të tyre nuk aplikojnë TVSH vetëm deri me datë 31.12.2021, me kusht që të kenë plotësuar kriteret e përcaktuara me vendim nga Ministri i Bujqësisë.

 

Pas kësaj date këto furnizime tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin në fuqi për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

 

Pra, nga data 01.01.2022, transaksionet e sigurimit dhe ri-sigurimit në bujqësi, për policat e sigurimeve bujqësore për kulturat bujqësore, tatohen sipas normave të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/nga-1-janari-kthehet-tvsh-ja-ne-16-per-qind-per-gastronomet-ne-kosove/)


Më të lexuarat