Secondary Adv

Kredite e buta: 3900 familje perfituese, ne proces vleresimi 1550 te tjera

Strehimi social, për 3900 familje qeveria bën subvencionimin e interesave të kredive dhe rreth 1550 familje janë në proces vlerësimi nga bankat.

 

Ministria e Financave dhe Ekonomisë raportoi në programin e saj të strehimit ecurinë e pagesave për secilin zë që lidhet me programin e strehimit duke dhënë edhe shifrat e përfituesve të rinj.

 

“Produkti: Subvencionimi i interesave për kreditë ekzistuese, me vlerën 151. 2 milionë lekë, është realizuar në vlerën 79,1 milionë lekë (3’900 familje). Kosto për njësi është parashikuar në vlerën 40 mijë lekë, si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

 

Interesat e bonove të thesarit janë rritur, gjithashtu vazhdojnë pagesat (për çdo muaj) për 3’900 familje”, thuhet në raportimin e Financave.

 

I njëjti dokument nënvizon se lidhur me produktin subvencionimi i interesave të kredive të reja, me vlerën 51. 8 milionë mijë lekë, po vijon procesi i vlerësimit nga ana e bankave për 1550 familje.

 

Ndërkohë që përfitues janë edhe 558 familje dhe shpenzimet janë realizuar në vlerën 1 milionë lekë.

 

Përveç blerjes së banesës programet e strehimit parashikojnë edhe subvencionimin e qirasë. Për produktin subvencionim qiraje në tregun e lirë, janë alokuar fondet prej 101.

 

7 milionë lekë për 23 Njësitë e Qeverisjes Vendore të vendit. Realizimi faktik sipas Financave ishte masën 67,2 milionë lekë. Janë trajtuar 1050 familje, pa të ardhura apo me të ardhura shumë të ulta.

 

Trajtimi për familjet e prekura nga tërmeti

 

Ministria e Financave raportoi se në programin e strehimit janë përfshirë edhe grupi i familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

“Produkti: Subvencionimi i qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, janë alokuar 2,000,000 mijë lekë, për 11 Njësitë e Qeverisjes Vendore të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019.

 

Realizimi faktit i fondeve është në vlerën 1. 8 miliardë lekë. Numri i familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, u ul si rezultat i vazhdimit të verifikimeve në terren të banesave të shpallura të pabanueshme me akt konstatim, pasi kanë përfituar grandin e rikonstruksionit të banesës.

 

Produkti. Grant i menjëhershëm, përfitues 10 familje me vlerën 2.3 milionë lekë (alokuar Njësive të Qeverisjes Vendore). Ky produkt nuk është realizuar në masën e parashikuar për shkak se Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për procedurat, kriteret dhe përparësitë për akordimin e grantit të menjëhershëm” u miratua më 02.07.2020.

 

Përdorimi i fondeve të parashikuara për këtë produkt do të vijojë për 27 familjet e tjera të cilat ende nuk kanë marrë kompesimimin sipas VKM-së nr.359, datë 4.5.2020 “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, dhe shkëmbimin e pronës, në funksion të procesit të rindërtimit, për shpalljen e zonës së re për zhvillimin, në Njësinë Administrative Laç, bashkia Kurbin”.

 

Realizuar në vlerën 574 mijë lekë, përfitues 2 familje” bënë të ditur Financat./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/kredite-e-buta-financat-po-paguhen-interesat-per-3900-familje-ne-proces-vleresimi-1550-te-tjera/)


Më të lexuarat