Secondary Adv

Parlamenti Italian miraton fondin per sigurimet shoqerore te emigranteve shqiptare

Parlamenti Italian ka aprovuar plan buxhetin 3 vjecar, ku është përfshirë dhe fondi special për njohjen e së drejtës së pensioneve të emigrantë shqiptarë.

 

Dhoma e Deputetëve të Parlamentit Italian ka aprovuar këtë mbrëmje me 414 vota pro, 47 kundër e 1 abstenim, plan buxhetin tre-vjecar 2022-2024 në të cilin është përfshirë dhe fondi special për arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë e njohjen e së drejtës së pensioneve për punëtorët emigrantë shqiptarë që kanë derdhur sigurimet shoqërore si në Shqipëri ashtu dhe në Itali.

 

Amendamenti i hartuar e i propozuar nga senatori Tomaso Nannicini, më 24 dhjetor 2021, u aprovua në Dhomën e Senatit e me miratimin dhe në Dhomën e Deputetëve , bëhet automatikisht ligj që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022.

 

Në paragrafin 1004 të plan buxhetit 2022-202 shkruhet: "Në mënyrë që të aktivizohet Konventa dypalëshe mbi sigurimet shoqërore, me Shqipërinë dhe t'u garantohet punëtorëve të interesuar njohja e drejtë dhe e së drejtës për përfitimet e sigurimeve shoqërore. 

 

Në lidhje me sigurimin e pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe trashëgimtarëve (në rastin e humbjes së jetës së personit që ka fituar të drejtën e pensionit), është i autorizuar shpenzimi prej 7.6 milionë euro për vitin 2023 9,8 milionë euro për vitin 2024,  për vitin 2025, 10,9 milionë euro, 12,3 milionë euro për vitin 2026, 11,8 milinoë euro për 2027, 13,4 milionë për vitin 2028 euro, 15,0 milionë për vitin 2029, 16,9 milionë për 2030, 18,5 milionë euro për vitin 2031 2031 e 20,3 milionë di euro duke nisur prej vitit 2032."

 

Kushtet e emigrantëve që do të mund të përfitojnë nga ky fond special priten të renditen në marrëveshjen e ardhshme që dy qeveritë priten të nënshkruajnë./Burimi: Ora News


Më të lexuarat