Secondary Adv

Rama: Aeroporti i Kukesit gati ne Pranvere, nis puna per Portin e Vlores

Sipas kryeministrit Rama, tarifat në aeroportin e Tiranës janë ulur.

 

Gjatë konferencës vjetore të ditës së sotme, ai bëri me dije se ka nisur kantieri i aeroportit të Vlorës.

 

Rama: Jemi afër realizimit të marrëveshjeve të fluturimeve për aeroportin e Kukësit. Besoj që maksimumi në Pranverë aeroporti i Kukësit do të jetë funksional me tarifa të ulëta. Në aeroportin e Tiranës  kemi çmime fare të ulëta.

 

Kemi planin e ndërtimit gati të terminalit të dytë dhe të zgjatjes së pistës në vlerën e deklaruar prej rreth 100 mln euro. Janë hapur 2 lote të reja në Tiranë. Kryeministri më tej tha se rruga e Arbrit është hapur dhe ka lehtësuar në mënyrë të jashtëzakonshme qarkullimin e njerëzve nga Dibra në Tiranë.

 

Jemi në një proces shumë pozitiv, sipas Ramës. Kryeministri u ndal dhe te Portet. Në janar fillojmë me kantieret për portin e ri turistik dhe tregtar të Vlorës. Nesër dorëzojmë për fillimin e përgatitjeve të punës për fazën e parë të ndërtimit të portit të ri turistik të Durrësit.

 

Porti i ri tregtar i Durrësit është në proces. Në Sarandë po punohet për Portin e ri turistik, në Portin turistik të Shëngjinit jemi në proces. Aeroporti i Sarandës do të futet në garë sepse kemi pasur garë të pasuksesshme./Burimi: Ora News


Më të lexuarat