Secondary Adv

Trasporti ajror kapercen krizen, tregu u zoterua nga kompania Wizz Air

Muaji tetor i këtij viti shënoi një rimëkëmbje totale të transportit ajror në drejtim të numrit të pasagjerëve.

 

Të dhënat e raportuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil tregojnë se janë tejkaluar edhe nivelet e vitit 2019, që nuk ishte një vit pandemik. Sipas të dhënave zyrtare,  në muajin tetor përmes aeroportit “Nënë Tereza” udhëtuan 279,207 pasagjerë, apo 5% më shumë se tetori i vitit 2019.

 

Ndërkohë që, në raport me tetorin e vitit 2020, kur tregu ajror u godit rëndë nga pandemia e COVID-19, rritja është 195%. Ndërkaq, bazuar në të dhënat zyrtare, kompania “Wizz Air” ka zotëruar tregun në muajin tetor me 54% të totalit të pasagjerëve, duke shënuar rritje të ndjeshme jo vetëm me vitin 2020, por edhe me 2019-ën.

 

Në vend të dytë për tetorin renditet kompania “Air Albania”, që ka zotëruar 10% të tregut ajror, që gjithashtu ka shënuar rritje të peshës në tregun ajror. Ndërkaq, në vendin e tretë është kompania “ALbawings”, me 6% të totalit, që pavarësisht rritjes, nuk ka arritur nivelet e parakrizës.

 

Industria e aviacionit ishte ndër sektorët më të goditur dhe ai që po e ndjen më shumë impaktin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Kjo për shkak të ndalimit të fluturimeve, pezullimeve të përkohshme dhe masave të shtuara nga shtete të ndryshme, çka kanë ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve të ajrit.

 

Ndërkohë që, gjatë periduhës së festave të fundvitit shumë kompani ajrore anuluan fluturimet për shkak të infektimeve të stafeve me COVID-19./Burimi: Scan Tv


Më të lexuarat