Nga sot keto kategori nuk lejohen pa certifikate vaksinimi ne pune
Nga sot në vend do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron i koroanvirusit.
Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar punonjësit e administratë publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë. Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.
Masa këto të vendosura me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, sipas ekspertëve. Masat e njoftuara më herët nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:
Duke u bazuar në situatën epidemiologjike, në rritjen e qarkullimit të virusit Omicron në Europë dhe faktit që stina e dimrit rrit mundësinë për marrjen e infeksionit Sars Cov2, Komiteti ka vendosur si më poshtë:
1. Çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.
2. Pas vendimit për vaksinimin e mësuesve dhe studentëve, Komiteti ka marrë vendim që deri me 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.
Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet:
Afrikë e Jugut
Kenia
Angola
Zambia
Bostëana
Senegal
duke filluar nga data 3 dhjetor, për tre javë.
Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njësitë shëndetësore./Burimi; Balkanweb