Secondary Adv

Rekord ne nentor, 360 mld leke jashte bankave

Paraja jashtë bankave i është rikthyer përsëri rritjes në fund të vitit 2021.

 

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë nëntorit të vitit të kaluar jashtë bankave kanë qarkulluar rreth 360 mld lekë duke iu afruar shifrave rekord të muajve të verës.

 

Nëse bëjmë një krahasim me 1 muaj më parë të nivelit të parave CASH në ekonominë shqiptare konstatohet një rritje me të paktën 2 mld lekë. Tendenca e rritjes së parave jashtë bankave u forcua sidomos gjatë periudhës së pandemisë kjo si pasojë e pasigurisë së krijuar tek individët të cilët tërhoqën paratë nga bankat.

 

Nëse e krahasojmë nivelin e parave që përdoren jashtë kanaleve të institucioneve financiare me nëntorin e vitit 2019 në ekonominë tonë qarkullojnë rreth 74 mld lekë më shumë cash.

 

Por akoma më shqetësuese mbetet situata nëse e krahasojmë këtë tendencë me vitin 2003 periudhë kur Banka e Shqipërisë ka nisur të regjistrojë këtë fenomen. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore në shkurt të 2003 paraja cash rezulton se ishte vetëm 124.3 mld lekë duke pësuar një rritje me trefish.

 

Në total qarkullimi i parave jashtë sistemit ka arritur në 40% fenomen ky shumë shqetësues sipas ekspertëve. Paratë jashtë institucioneve financiare janë një rrezik serioz për të shtuar ekonominë informale.

 

Pavarësisht masave të mara në Shqipëri vijon përdorimi në masë i parave në dorë ndërkohë që blerjet nëpërmjet kartave bankare mbeten minimale duke u renditur të fundit në rajon.

 

PARAJA JASHTË BANKAVE

NËNTOR 2021       359,9  MLD LEKË

TETOR 2021          357,9 MLD LEKË

 

PARAJA JASHTË BANKAVE

NËNTOR 2021    359,9  MLD LEKË

NËNTOR 2020    334,9 MLD LEKË

NËNTOR  2019     286,5 MLD LEKË./Burimi: Abcnews.al


Më të lexuarat