Festat e fundvitit, rritje drastike e infektimeve ne vend
Janë rritur ndjeshëm rastet pozitive me koronavirus në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raporton për 1 236 qytetarë të infektur rishtazi me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga rreth 5 700 teste, ndërsa raportohet edhe për katër jetë të humbura.
Kanë ndërruar jetë një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç. Një ditë më parë u numëruan 801 raste të reja dhe 2 humbje jete.
Ndërkohë, rastet pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar në këto bashki: 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë,
11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë,
4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.
Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht janë 7,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (05 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,236
Të shëruar në 24 orë 329
Të shtruar në spitale 107
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 5,694
Testime totale 1,500,696
Raste pozitive 213,257
Raste të shëruara 202,077
Raste Aktive 7,952
Humbje jete 3,228
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,761
Fier 789
Durrës 708
Shkodër 531
Elbasan 509
Vlorë 494
Berat 312
Gjirokastër 260
Lezhë 228
Korçë 161
Dibër 124
Kukës 75
Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë./Burimi:abcnews.al