Secondary Adv

Vetem 180 m rruge per kilometer katror, Shqiperia e fundit ne Europe

Shqipëria ka vetëm 180 metër rrugë për kilometër katror, duke u renditur si vendi me dendësinë më të ulët të rrjetit të transportit rrugor në Europë sipas Eurostat.

 

Bashkimi Europian numëron rreth 900 metër rrugë për kilometër katror, ndërsa në Rajon Mali i Zi renditet i pari për dendësinë e rrjetit rrugor me rreth 700 metër rrugë për kilometër katror të sipërfaqes.

 

Maqedonia renditet e dyta në Rajon me mbi 600 metër rrugë për kilometër katror, më tej Serbia me 550 metër rrugë për kilometër, Kosova me 240 metër rrugë për kilometër katror dhe në fund Shqipëria me vetëm 180 metër për kilometër.

 

Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km, nga të cilat rreth 1500 kilometër janë akse kombëtare.

 

Përsa i përket infrastrukturës rrugore, këto 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë investime shumë të rëndësishme për ndërtimin segmenteve kryesore të Rrjetit Rrugor Kombëtar Shqiptar.

 

Plani Kombëtar i Transportit parashikon përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterie strategjike si Autostrada Veri-Jug

 

Sipas një inspektimi të rrjetit kombëtar rrugor që u mbikëqyr nga Banka Botërore në vitin 2019 mbi 558 kilometra ose 41 për qind e rrugëve kombëtare në vend janë në gjendje shumë të keqe.

 

Në kontroll u përfshinë 1 mijë e 347 kilometra rrugë kombëtare, prej të cilave rezultuan në gjendje të keqe 558 kilometra dhe 789 kilometra në gjendje të mirë në përputhje me standardet europiane, sipas të dhënave zyrtare nga ARRSH.

 

Në 2018 Autoriteti rrugor shqiptar inventarizoi rrjetin kombëtar të rrugëve në vend dhe gjithashtu inspektoi cilësinë e tyre nën një projekt të BB që ka mbështetur me një hua mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar në vend nëpërmjet tre kontratave që menaxhohen nga privatët.

 

Shqipëria gjatë dy dekadave të fundit ka autorizuar investime të mëdha në infrastrukturën rrugore, por projektet shpesh kanë rezultuar me kosto jo fisibël dhe vendi nuk ka arritur të përmirësojë inventarin e rrjetit rrugor.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/shqiperia-me-dendesine-me-te-ulet-te-rrjetit-rrugor-ne-europe/


Më të lexuarat