Secondary Adv

Me shume fonde per Kardhiq-Delvine, ARRSH hap 2 tendera

Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë kërkon të tjera fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që në fund të 2021 ARRSH ka hapur 2 procedura tenderuese me fond 23.6 mln euro.

 

1 prej tenderëve përfshinë lotin 8 të kësaj rruge dhe parashikon sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve, me një vlerë prej 1.44 mld lekë apo 11.97 mln euro.

 

Ndërkohë që, tenderi i dytë ka një fond limit prej 1.41 mld lekësh apo 11.65 mln euro dhe  parashikon përfundimin e punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë Qafë Botë, Ura e Kranesë Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan- Ura e Gajdarit, që janë pjesë e këtij projekti.

 

Ndërkaq, një tjetër procedurë tenderuese për këtë aks rrugor ka përfunduar pranë KPP, teksa konsorciumi i 2 kompanive kundërshton vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke kërkuar anulimin e tij. Bëhet fjalë për lotin 8 të kësaj rruge, me fond limit 281 mln lekë, që është zhvillua gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.

 

Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi 33 km dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Punimet për ndërtimin e tij nisën në vitin 2009, por deri më tani jane perfunduar rreth 16 km rruge dhe 14.5 km të tjerë janë në fazën e zbatimit të punimeve.

 

Në vitin 2019 autoritetet parashikonin përfundimin e punimeve përpara vitit 2021, por pavarësisht kësaj aksi ende nuk është i hapur për kalimin e automjeteve./Burimi: SCAN


Më të lexuarat