Secondary Adv

KLSH zbardh arbitrazhet e humbura, ja kostot qe paguhen nga buxheti

KLSH ka zbardhur disa të dhëna mbi numrin e arbitrazheve ndërkombëtare dhe kostot që paguhen nga buxheti i shtetit për të ekzekutuar vendimet.

 

Kontrolli i Lartë i shtetit sapo ka publikuar rezultatet e auditimit që ka kryer gjatë vitit 2021 pranë Avokaturës së Shtetit. Raporti konstaton të meta të mëdha në punën e këtij institucioni që mbron interesat e Shqipërisë në arbitrazhet ndërkombëtare, por ç’është më e rëndësishme shifrat prej qindra miliona eurosh të humbura prej saj.

 

Nga auditimi rezultoi se, në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar Shteti Shqiptar ka qenë si Palë e Paditur në 14 çështje gjyqësore, bën me dije KLSH në raport. Nga këto rezultoi se janë gjykuar dhe dhënë vendimet për 9 çështje ndërsa 5 prej tyre presin gjykimin pranë këtyre gjykatave.

 

-Në 5 çështje të gjykuara, vendimi ka rezultuar në disfavor të Shtetit Shqiptar me një detyrim financiar prej rreth 388.5 milion Euro, thekson KLSH, duke raportuar gjithashtu se thuajse për të gjitha rastet Avokatura e Shtetit nuk dispononte informacion të plotë mbi njohjen e këtyre vendimeve pranë Gjykatave të Apelit vendase, si dhe ecurisë së ekzekutimin të tyre.

 

Kjo si rrjedhojë e mos thirrjes në gjykim nga këto gjykata apo dhe nga institucionet respektive si palë e interesuar. Vendimet të cilat zënë peshën më të madhe janë çështjet e gjykuara në ICSID, “Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve në Fushën e Investimeve” ARB/15/28 Hydro S.r.l and others me vlerë prej rreth 108+ milion Euro,

 

si dhe çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC me qendër në Paris, 21349/GR V2015 Bankers Petroleum Albania ltd, me vlerë rreth 221.7 milion Euro. Në këto raste ekziston risku për kërkime për njohjen e vendimit edhe në gjykata të tjera ndërkombëtare ku Shteti Shqiptar gëzon të drejta./Burimi: Scan


Më të lexuarat