Ndalimi i mjeteve te tonazhit, Shoqata e Ndertuesve ngre shqetesimin
Shoqata e Ndërtuesve i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas ndalimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë ditës.
Shoqata kërkon që të lejohet lëvizja e mjeteve të transportit të betonit para orës 20:00 dhe betonieret të lëvizin gjatë orarit të punës në Tiranë, pasi është e pamundur që të punohet natën.
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, për specifikat e betonit dhe rrezikshmërinë e lartë që paraqet ky lloj procesi, është e pamundur që të punohet natën në lartësi të mëdha dhe pa ndriçim normal.
“Gjithashtu, ekzistojnë edhe procese pune që detyrimisht duhet të vazhdojnë pa ndërprerje 12 (dymbëdhjetë) orë e më tepër. Lënia në gjysmë e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar mbasi demton qëndrushmërinë e objektit.
Gjithashtu, betoni nuk është material i cili shkarkohet si inertet dhe përpunohet në një moment të dytë. Betoni transportohet me makineri të cilësuara si makina teknologjike (autobetoniere), ka një orar teknikisht të caktuar brenda të cilit duhet të jetë i hedhur në vepër”, shprehet shoqata./Burimi: Balkanweb