Secondary Adv

Gati fotovoltaiku ne Vaun e Dejes, KESH aplikon per licence prodhimi

KESH aplikoi së fundmi në ERE për t’u licencuar në prodhim energjie nga centrali fotovoltaik i instaluar në digën e Qyrsaqit në HEC-in e Vaut të Dejës.

 

Projekti tashmë i përfunduar është lidhur në sistemin e unifikuar të kaskadës së Drinit dhe do funksionojë sipas parimit të menaxhimit më të mirë të rezervës hidrike. ERE pritet të nisë procedurën e licencimit këtë javë sipas kalendarit të vendimeve që do të merren në analizë në mbledhjen e Bordit që zhvillohet këtë të mërkurë.

 

Projekti i centralit fotovoltaik me kapacitet 5.1 MW është i vendosur në digën e Qyrasqit në hidrocentralin e Vaut të Dejës i treti në kaskadën e Drinit që menaxhohet nga KESH.

 

Paralelisht Korporata po zhvillon edhe një tjetër projekt fotovoltaik ku bëhet fjalë për një impiant lundrues vendosur mbi liqen i cili financohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 

Referuar dokumenteve, impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një fuqi të instaluar prej 12.9MW ndërkohë që vlerësohet si një mundësi e mirë për të diversifikuar burimet e energjisë në vend por edhe për të optimizuar më mirë prodhimin në kaskadën e Drinit.

 

Në total projekti ka një kosto të parashikuar prej 13.9 milionë euro por që një pjesë e tij do të përballohet nga fondet e vetë Korporatës.

 

Gjatë fazës së aplikimit për mbështetje KESH argumentonte se impianti i dytë që do të vendoset në kaskadën e Drinit është më i madhi lundrues në rajon dhe synon të të promovojë përdorimin e mëtejshëm të teknologjisë lundruese PV për të rritur kapacitetin diellor të rajonit përmes përdorimit efikas të rezervuarët hidro.

 

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk është e vetmja që po zbaton projekte të impianteve fotovoltaike lundruese. Më herët ishte edhe Devoll Hydropower me një impiant mbi liqenin e Banjës e cila bazohet ne një teknologji tërësisht të re.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/perfundon-fotovoltaiku-mbi-dige-ne-vaun-e-dejes-kesh-aplikon-per-licence-prodhimi/


Më të lexuarat