Secondary Adv

Financat: Cmimet do rriten edhe ne 2022, ja kur rritet paga minimale

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë sot bilancin e ekonomisë për vitin që lamë pas si dhe për pritshmërit për 2022.

 

Në një konferencë për shtyp, ministrja tha se gjatë vitit 2021 ecuria ekonomike ishte e mirë dhe se niveli i të ardhurave për këtë vit parashikohen 506 miliardë lekë, ose 28.6% e GDP.

 

Ajo shtoi se rritja ekonomike pritet të vijojë edhe gjatë vitit 2022, por jo me ritmet e vitit të kaluar. Sipas Ministres, parashikimi është që rritja ekonomike për vitin2022 të jetë 4.1%.

 

"Në vitin 2021 ecuria ekonomike ishte më mirë se parashikimet  rritja ekonomike parashikohet ne 8.6% nga 7.6% që ishte parashikuar në korrik 2021. Niveli i të ardhurave për 2021 parashikohen 506 miliardë lekë, ose 28.6% e GDP, objektiv është që të ardhurat të jenë 30% e GDP.

 

Në vitin e kaluar 21% rritja e të ardhurave në krahasim me 2020, ndërsa në krahasim me 2019 të ardhurat janë rritur me 11%. Fiskalizimi ka nisur të jap rezultatet pozitive, kryesisht në biznesin e madh që ka edhe numrin më të lartë të bizneseve të fiskalizuara.

 

661 mijë lekë të ardhurat për frymë në vitin 2022, nga rreth 568 mijë lekë që është për vitin 2021. I vetmi sektor që nuk ka pasur rritje pozitive gjatë 2021 ka qenë bujqësia, por ky është një sektor që edhe gjatë viti 2020 ka patur ecuri të mirë.

 

Numri i bizneseve ka ardhur në rritje, gjatë vitit 2021 janë çelur 16090 biznese. Nga ana e prodhimit kemi patur ecuri shumë të mirë në të gjithë sektorët, si dhe nga ana e shpenzimeve. Investimet janë ndikuar si nga investimet publike.

 

Kjo rritje dhe perspektiva që na pret për 2022, rritja ekonomike do vijojë, por jo në nivelet e 2021, por planifikojmë të arrimë rritje ekonomike me 4.1% për vitin 2022", tha Ministrja.

 

Ajo shtoi se gjatë këtij viti do të ndiqet një politikë fiskale e kujdesshme për të ulur borxhin publik. Spas Ibrahimaj borxhi publik ka aritur në nivele mjaft të larta, 80.1% vitin e kaluar, ndërsa synohet që këtë vit të zbresë në 78.8%.

 

Ndalur te punësimi dhe pagat, Ministrja u shpreh se paga minimale do të rritet në 1 korrik 2022, nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. E teksa INSTAT raportoi sot një rritje të inflacionit përtej parashikimeve, 3.7%, Ministrja u shpreh se do të ketë rritje të çmimeve edhe gjatë 6 muajve të parë të 2022.

 

E pyetur nëse Ministria ka plan për të përcaktuar minimumin jetik në vend, Ibrahimaj theksoi se ka tregues të tjerë që lidhen me varfërinë. "Gjatë 2022 do ndjekim politikë fiskale të kujdesshme duke synuar ulje të nivelit të borxhit publik që është në nivele shumë të larta.

 

Për vitin 2021 borxhi është 80.1% që është një nivel shumë i lartë. Synojmë që këtë vit borxhi të zbresë në 78.8%. Paketa fiskale për ndryshimin e taksës progresive do të hyjnë në fuqi në 1 korrik të vitit 2022.

 

Tatimet kanë filluar punën që prej 2019 për informalitetit në paga. Paga minimale do të rritet në 1 korrik 2022, nga 30 mijë lekë në 32 mijë lekë. Inflacioni 3.7% është i lartë, por duhet parë në vijim.

 

Çmimet do të vazhdojnë të rriten edhe në 6 mujorin e parë të këtij viti. Do të shohim në vijim, rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë. Do i shohim me kujdes dhe do mendojmë për një ndërhyrje.

 

Minimumi jetik lidhet edhe me ministrinë e shëndetësisë, ka tregues të tjerë që lidhen me varfërinë nga INSTAT që na japin mundësinë te ndërmarrim masa", theksoi ajo./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat