The Economist: Te pakten 12 mije shqiptare humben jeten nga Covid
The Economist ka publikuar një artikull ku pretendon se raporton numrin e vërtetë të vdekje nga pandemia, duke përgënjeshtruar shifrat e raportuara nga institucionet.
“The Economist”, përpunoi të dhëna nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë dhe ka arritur në rezultatin se numri i viktimave nga Covid-19 nuk është 5.5 milionë, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.
Për sa i përket Shqipërisë, “The Economist” vlerëson se numri i real i personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia varion nga 12 në 15 mijë, teksa shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë vetëm 3247 vdekje.
Vdekjet Covid
Hulumtimi i bërë në 186 shtete nga “The Economist”, bazohet në një sistem kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë së një vendi dhe numrit total të personave që kanë ndërruar jetë pavarësisht shkakut të tyre.
Diferencën prestigjozja britanike e lidh drejtpërdrejtë me pandeminë, pasi në rajonin në fjalë apo në shtetin në fjalë nuk ka ndodhur ndonjë katastrofë humanitare që mund të ketë rritur në mënyrë drastike vdekjet nga mesatarja e tyre në kohë normale./Burimi: Balkanweb