Secondary Adv

Pfizer: Doza perforcuese do kombinohet me vaksinen e pneumonise

Pfizer tha se dozat përforcuese kundër COVID-19 mund të administrohen së bashku me vaksinën e pneumonisë, kombinim që prodhon përgjigje më të fortë imunitare.

 

Pfizer tha se këto të dhëna dalin te studimet e kryera te personat mbi 65 vjeç dhe se studimi është në fazën e fundit.

 

Në studimin, që nisi në maj, kompania ka testuar vaksinën e gjeneratës së ardhshme pneumokokale të quajtur PREVNAR 20 dhe 570 pjesëmarrësit në studim e kanë marrë këtë vaksinë së bashku me dozën përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

 

Qëllimi i studimit ishte që të testohet siguria e këtij kombinimi dhe përgjigja imunitare, duke shtuar vaksinën kundër pneumonisë dhe vaksinës ekzistuese kundër COVID-19.

 

Të dhënat e këtij studimi mbështesin administrimin potencial të PREVNAR 20 së bashku me vaksinën e Pfizerit kundër koronavirusit, që thuhet se redukton numrin e vizitave të njerëzve te mjekët apo farmacitë për imunizimin e rekomanduar, tha Pfizer.

 

Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna në qershor të vitit të kaluar miratoi përdorimin e PREVNAR 20 me qëllim që të ndihmojnë popullsinë e rritur kundër sëmundjeve pneumokokale dhe kundër pneumonisë.

 

Pjesëmarrësit në këtë studim ishin marrë nga studimi i fazës së fundit për vaksinën kundër COVID-19. Që të gjithë kishin qenë të imunizuar me dozën e dytë të paktën gjashtë muaj para se të merrnin pjesë në këtë studim të ri./Burimi: REL


Më të lexuarat