Secondary Adv

BERZH, 2 mln euro per projekte zhvillimi tek ndermarrjet

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme gjithnjë e më tepër po rrisin kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.Bashkimi Europian në bashkëpunim me Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim ka nisur zbatimin e një programi për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri.


Në një takim me drejtuesit e lartë të BERZH në Tiranë, përfaqësues të biznesit, por edhe të Ministrisë së Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ambasadore e Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, tha se, programi i këshillimi ka një kosto prej 2 milionë euro dhe nëpërmjet tij do të mbështeten 120 SME, nga të cilat 25 janë duke përfituar aktualisht nga kjo skemë.


Eshtë e rëndësishme që të përmirësohet klima e biznesit, të ndihmohen në përmirësimin e konkurrueshëmrisë, në mënyrë që të kenë një qasje më të lartë. Shqipëria synon që të bëhet një shtet anëtar i BE-së, por kjo do të thotë që të integrohet në një treg të fortë, me rregulla të qarta dhe ku janë miliona konsumatorë.


Ndaj është e rëndësishme që të realizohet reforma e drejtësisë, e cila duhet të adresojë gjithë problematikën dhe të futet thellë në sistem; lufta kundër informalitetit; të zgjidhen çështjet e pronësisë dhe zbardhja e vendimeve gjyqësore.Ndërsa, ministri i Zhvillimit të Ekonomik, Arben Ahmetaj, cilësoi se marrveshjet e tregtisë së lirë e ekspozojnë sipërmarrësin e vogël në një treg të madh dhe ndaj konkurrencës, rajonale e më tej asaj europiane.


Drejtoresha e BERZH për grupin e mbështetjes së bizneseve të vogla, Charlotte Ruhe, theksoi iniciativën e këtij institucioni  në mbështetje të këtyre ndërmarrjeve për  të përfituar  një gamë të kombinuar  të shërbimeve të konsulencës dhe financës. Ajo premtoi  vazhdimin e kësaj mbështetjeje edhe në të ardhmen për zhvillimin e SME në Shqipëri.


Më të lexuarat